Një aksident ka ndodhur pak më parë në rrugën “5 Maji” në Tiranë.
Nga të dhënat paraprake mësohet se bëhet fjalë për përplasjen e dy makinave, ku njëra prej të cilave ka patur edhe fëmijë brënda.
Nga aksidenti është përmbysyr njëri nga mjetet, ndërsa dyshohet për të lënduar.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Më 01.06.2020, reth orës 14:10, tek kryqëzimi i rrugës “5 Maj”, është përplasur mjeti me drejtues shtetasin E.T., me mjetin me drejtues shtetasin G.D.
Si pasojë e përplasjes është demtuar drejtuesi i mjetit shtetasi G.D , dhe dy fëmijët e tij të mitur 10 dhe 5 vjeç, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën .
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al