Një aksident raportohet të ketë ndodhur në Tiranë. Abcnews.al mëson se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa kanë mbetur të lënduar dy persona.
Ngjarja ka ndodhur në unazë, pranë kopshtit zoologjik. Siç shihet nga pamjet përplasja ka qenë e fortë, pasi njëra nga makinat është përmbysur në autostradë.
Ndërkaq, të lënduarit kanë marrë dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. g.v/abcnews.al


