Makina humb kontrollin në aksin Thumanë – Fushë Krujë/ Ndërron jetë pasagjeri, shoferi në gjendje të rëndë

schedule07:05 - 21 Mars, 2023

schedule 07:05 - 21 Mars, 2023

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Thumanë – Fushë Krujë, ku si pasojë ka humbur jetën një person dhe një tjetër është në gjendje të rëndë, bën me dije gazetari i ABC News, Ahmet Zani.

Makina e cila ka qenë duke udhëtuar drejt veriut ka humbur kontrollon dhe është përplasur me barrierat anësore.

Mësohet se ai që ka ndërruar ka qenë pasagjeri, ndërsa në gjendje  të rëndë është shoferi i cili është në spitalin e Traumës.r.t/abcnews.al