Të paktën 9 persona mbetën të vrarë në Vankuver të Kanadasë, ku një makinë u fut mes turmës dhe mori para njerëzit. Disa persona mbetën të plagosur, por policia nuk e bëri të ditur numrin.
Sipas autoriteteve, ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 me orën lokale, në një rrugë, ku po mbahej festivali vjetor Lapu Lapu, një ngjarje kulturore filipinase.
Shoferi i makinës që shkaktoi incidentin është ndaluar nga qytetarët dhe tashmë ndodhet në paraburgim. Motivet që e shtynë 30-vjeçarin që drejtonte automjetin të shkaktonte këtë aksident mbetet ende të paqarta por i dyshuari 30-vjeçar ishte një emër i njohur për policinë. Hetuesit deri tani e kanë përjashtuar mundësinë që ngjarja të ketë ndodhur për motive terroriste.
Kryeministri kanadez Mark Carney shprehu keqardhje për të viktimat dhe të plagosurit, duke e quajtur ngjarjen të tmerrshme.
Hetimi, i udhëhequr nga Seksioni i Krimit të Departamentit të Policisë së Vankuverit, është në vazhdim dhe policia u ka kërkuar publikut që t’i kontaktojë ata për çdo informacion në lidhje me incidentin.
Ngjarja tronditi qytetin dhe të pranishmit në festival, ku ndodheshin shumë familje me fëmijë./abcnews.al

