Gjigandi i teknologjisë Apple është ende duke punuar mbi të ashtuquajturin projekti “Titan” për prodhimin e automjeteve elektrike. Ndërsa nga Apple nuk ka ende asnjë zhvillim, një dizajnues ka dalë me një propozim shumë interesant për iCar.
Derisa të ketë një zhvillim më të ri, propozimi i Dejan Hristov është një nga më interesantet që është bërë deri më tani dhe është e sigurt që nuk do të kalojë pa u vënë re nga njerëzit e Apple. Makina që ai propozon është përshtatur me filozofinë e një makine të vogël, ku një vëmendje e veçantë i është kushtuar aerodinamikës, funksionalitetit dhe estetikës.
Sipas dizajnuesit, makina është bërë nga një material transparent, i lehtë, rezistent, fleksibël me izolim të mirë termik dhe mund të akomodojë deri në pesë persona në sediljet që rrotullohen 180 gradë.
Dy pasagjerët e parë kanë në dispozicion një levë, me të cilën mund të kontrollojnë lëvizjen e makinës nëse dëshirojnë, megjithëse çdo gabim i madh i drejtuesit do të korrigjohet nga sistemi i përparuar autonom. /abcnews.al