Makina e Policisë përplas motorin në Kombinat, përfundon në spital drejtuesi

schedule19:55 - 1 Nëntor, 2020

schedule 19:55 - 1 Nëntor, 2020

Një aksident është regjistruar në Kombinat rreth orës 19.00 të kësaj të diele.

Mësohet se  mjeti i policisë është përfshirë në një përplasje me motor duke lënë të plagosur drejtuesin e motorit.

Fatmirësisht drejtuesi i motorit ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia në informacionin paraprak ka njoftuar se vijon puna për sqarimin  e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:  

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 01.11.2020, rreth orës 18:55, në Kombinat, mjeti i policisë me drejtues shtetasin E.Gj, është përfshirë në një përplasje me mjetin motorr me drejtues A.K., i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

n.d./abcnews.al