Makina e bardhë dhe orët e fundit të shqiptares së vrarë në Itali: Një burrë tërhoqi trupin zvarrë drejt lumit

schedule10:26 - 6 Qershor, 2022

schedule 10:26 - 6 Qershor, 2022

ITALI– Vijojnë hetimet për vrasjen e 35 vjeçares shqiptare Nevila Pjetri, trupi i së cilës u gjet rreth orës 02:00 të së dielës përgjatë përroit Parmignola rreth 500 metra nga Marinella.

Hetimet vazhduan gjatë gjithë ditës së diel. Qëllimi ishte zbardhja e orëve të fundit të 35 vjeçares dhe lëvizjet që kishte bërë në zonë. Për këtë arsye janë sekuestruar kamerat e sigurisë deri afër vendit ku u gjet kufoma.

Lidhur me vrasjen nuk ka asnjë person të arrestuar. Bashkëshorti i shqiptares ka thënë se nuk e dinte që gruaja e tij po prostituonte. Në shpinën e 35 vjeçares kishte shenja të dukshme të një sulmi ndaj saj.

Lexo edhe: Dyshohet se punonte si prostitutë, flet burri i shqiptares së vrarë në Itali: E kam pritur gjithë natën

Hetimet kanë bërë të mundur gjetjen e makinës me të cilën kishte mbërritur gruaja në vendngjarje. Dhe kanë qenë pikërisht këto detaje që kanë shtyrë policinë të shkojë në vendin ku vajza ushtronte “profesionin” e saj. Në territorin e komunës Sarzana, ata gjetën dëshmitarët e parë dhe kështu mundën të  identifikonin viktimën.

Sipas hetimeve vrasja nuk ka ndodhur në vendin ku më pas është gjetur trupi, në shtratin e lumit Parmignola në Sarzara të Italisë. Sipas hetuesve, gruaja është parë për herë të fundit në mbrëmjen e së shtunës shumë vonë teksa ka hipur në një makinë të bardhë të drejtuar nga një burrë.

Lexo edhe: U vra dhe më pas u hodh e zhveshur në përrua, del fotoja e shqiptares, ishte martuar para një viti

Kanë qenë miqtë dhe kolegët e saj që kanë raportuar makinën në të cilën ka hipur viktima dhe është larguar. Mediat italiane shkruajnë se ka qenë dikush raportoi se kishte parë gjithashtu një burrë që tërhiqte një trup drejt përroit. Prandaj dyshohet se mund të ketë qenë një klient i gruas që e ka vrarë, ndoshta gjatë një grindjeje. Në orët në vijim do të hidhet dritë mbi shkaqet e vdekjes. Në trupin e 35-vjeçares janë konstatuar plagë, gjithashtu edhe në fytyrë e këmbë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!