Makina del nga rruga në Kukës, humb jetën 46 vjeçari, lëndohet vajza e mitur

schedule10:59 - 10 Shtator, 2024

schedule 10:59 - 10 Shtator, 2024

Një aksident me vdekje është shënuar mëngjesin e së martës në Kukës. Një automjet tip “Mitsubishi” ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga te “Ura e Topojanit”.

Për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën drejtuesi 46 vjeçar ndërsa e plagosur ka mbetur vajza e tij e mitur, e cila ishte pasagjere në automjet. Ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./abcnews.al