Një aksident me vdekje është regjistruar mëngjesin e sotëm në Elbasan. Një makina ka dalë nga rruga në aksin rrugor Samurr-Qafë Mollë, ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, Besnik Samurri dhe janë plagosur tre pasagjerët. Policia po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
“Më datë 20.12.2022, rreth orës 9:15, në aksin rrugor Samurr-Qafë Mollë, shtetasi B. S., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi B. S., 38 vjeç, si dhe janë dëmtuar 3 pasagjerët, shtetasit M. M., F. M. dhe B. M., të cilët u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.“, njofton policia.
/abcnews.al