Makina del nga rruga në Belsh, lëndohen 2 persona

schedule07:23 - 23 Tetor, 2021

schedule 07:23 - 23 Tetor, 2021

Një aksident raportohet të ketë ndodhur në mesnatë në Belsh. Siç raporton gazetari Aldo  Kozarja, një automjet ka dalë nga rruga. Për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona.

Mësohet se pasi kanë marrë mjekim në spitalin e Belshit, ata janë nisur për mjekim më të specializuar në spitalin e Elbasanit.

Sakaqë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti. g.v/abcnews.al