Një aksident i rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të së dielës në autostradën Tiranë-Durrës. Bëhet e ditur se 26-vjeçari Arber Tivari, ka humbur kontrollin e automjetit dhe ky i fundit për pasojë është përplasur me trafik ndarësen.
Nga përplasja kanë humbur jetën dy pasagjeret, një 26-vjeçare Silva Gjergji dhe një pasagjere tjetër e cila nuk është identifikuar ende. Kurse, në gjendje të rëndë shëndetësore ndodhet i riu që drejtonte automjetin. /abcnews.al/