Një aksident është shënuar sot në aksin rrugor Bilisht – Kapshticë. 47 vjeçari me inicialet A.Ç dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip Benz dhe ka dalë nga rruga.
Burime për ABC News njoftojnë se i lënduari ka marrë dëmtime në trup, dhe po transportohet drejt spitalit të Korçës për mjekim më të specializuar. Nga informacionet bëhet me dije se është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të bërë zbardhjen e rrethanave, por mendohet paraprakisht se drejtuesi ka humbur kontrollin edhe për shkak të shpejtësisë. Priten detaje të tjera në vijim./abcnews.al