Makina bie në greminë, 1 person humb jetën

schedule19:32 - 7 Tetor, 2018

schedule 19:32 - 7 Tetor, 2018

Një 38-vjeçar ka ndërruar jetë në një aksident në Tiranë pasditen e sotme, pasi makina ku po udhëtonte sëbashku me dy persona të tjerë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë pranë fshatit Surrel në Dajt.

Viktima është Florenc Vishkurti nga fshati Verri i Tiranës. Ndërsa personat e plagosur janë Lulzim Balla dhe Zyhdi Alcani. Policia bëri të ditur se është njoftuar rreth orës 18:30 minuta nga banorët e zonës për makinën që kishte rënë në greminë në Surrel.

Policia, zjarrfikëset dhe ambulancat kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Tre personat që po udhëtonin me fuoristradën me targë AA 255 JH janë nxjerrë nga makina. Fatkeqësisht njëri prej tyre ishte i pajetë, ndërsa dy të tjerët ë plagosur janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Nuk dihet ende shkaku i aksidentit. Por mendohet midis të tjerash se mund të ketë qenë edhe lagështira në rrugë, pasi në kohën kur ndodhi aksidenti në Tiranë ka pasur reshje të dendura shiu.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!