Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Makina bëhet shkrumb e hi në autostradën “100 vjetori” në Vlorë, dyshimet e para

schedule09:07 - 5 Shtator, 2022

schedule 09:07 - 5 Shtator, 2022

Një makinë është përfshirë nga flakët këtë mëngjes në autostradën “100 Vjetori” në afërsi të fshatit Panaja në Vlorë.

Uniformat blu bëjnë me dije se automjeti me drejtues shtetasin Sh.S ka marrë flakë në ecje e sipër.



Janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Njoftimi i policisë

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 08:20, në autostraden “100 Vjetori”, në afërsi të fshatit Panaja, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti me drejtues shtetasin Sh. S, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!