Digjet një makinë në Vlorë, dyshimet e para

schedule22:54 - 18 Maj, 2022

schedule 22:54 - 18 Maj, 2022

Një makinë është djegur mbrëmjen e sotme në Lagjen Partizani në Vlorë.

Abcnews.al mëson se në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë. Ndërkohë forcat zjarrfikëse nuk kanë shkuar dot për shkak të terrenin të vështirë.

Makina është djeg ne pjesën e përparmë , ndërsa është ndërhyrë nga banorët për fikjen e zjarrit.

Paraprakisht ka dyshime për zjarrvënie të qëllimshme.

/abcnews.al/