Pandeli Majko nuk arriti që të fitonte vota mjaftueshëm për të fituar një mandat dhe për të zënë një karrige në Kuvendin e ri të Shqipërisë. Për humbjen e thellë të “veteranit” të PS, analisti Skënder Minxhozi në emisionin “Real Story” në ABC Neës tha se bëri një fushatë të qetë dhe deri diku jo prezente, krahasuar me kandidatët e tjerë që ishin në listën e hapur për Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit.
Minxhozi krahasoi fushatën e Majkos me atë të Olta Xhaçkës dhe Blerina Gjylametit. Këto të fundit, sipas Minxhozit, treguan më shumë energji dhe prezencë në terren, duke u diferencuar nga figurat më të qeta gjatë fushatës.
Ai përmend gjithashtu Erion Braçen si shembull të angazhimit ekstrem, duke nënvizuar se ai ishte në luftë elektorale nga mëngjesi deri në darkë.
“Është viktimë e disa faktorëve një herësh. Së pari Majko e ka harruar se ka drejtuar një dikaster dhe është e rëndësishme në kohë fushatash, siç ne e dimë, që të kesh fuqi ekzekutive që ta aplikosh. Është avantazh nëse një person i një qeveri i futet dhe i imponohet një territori, ndërkohë që një deputet i vjetër fuqi dhe as politike duhet thënë.
Aty luftohej me 3 ministra, me shokët e tij të vjetër që do të ndanin një trashëgimi votash që nuk ishte shumë e madhe me thënë të drejtën, sepse PS siç janë dhe ligjet e jetës po fillon dhe po shuhet sepse koha bën të vetën dhe nga ana tjetër u futën dhe partitë e reja. Hapësira për të manovruar në Tiranë ka qenë shumë e vogël dhe vota në Tiranë ka qenë atipike.
Fushata e Majkos ka qenë më e qeta, nuk dua të them më anonimja. Në këtë vazhdë dua të fus edhe Mimi Kodhelin. Ndërkohë që dy zonjat e që e luftuan deri në fund mandatin Xhaçka dhe Gjylameti, ishim më aktive dhe u duk që ishin më aktive, pra gjatë fushatës u identifikuan ata që kishin një marzh më pak shpejtësie me ata që ecnin. Po të shihje Braçen ishte në luftë nga mëngjesi deri në darkë”, tha analisti Skënder Minxhozi./abcnews.al