Majko në Komisionin e Jashtëm për Votën e Emigrantëve

schedule16:08 - 13 Nëntor, 2017

schedule 16:08 - 13 Nëntor, 2017

Ndërkohë që debatet mes mazhorancës dhe opozitën po shoqërojnë të gjitha komisionet parlamentare ku diskutohet buxheti 2018, përjashtim bëri Komisioni i Jashtëm, ku ishte ftuar ministri për Diasporën, Pandeli Majko. “E drejta e votës së emigrantëve dhe diasporës kërkon konfidencën e të dyja palëve, por mbi të gjitha transparencën e Qeverisë”, është shprehur Majko. Ministri gjeti mirëkuptimin e opozitës. Demokrati Tritan Shehu nënvizoi se ka ardhur koha që shqiptarëve jashtë Atdheut t’u njihej e drejta e votës, aty ku jetojnë. Ndërsa në emër të LSI-së, Klajda Gjosha u shpreh e gatshme të mbështesë me fonde që kjo të bëhet realitet. Sikur të mos mjaftonte kjo dakortësi e palëve, mazhoranca dhe opozita ishin të një mendje, gjithashtu, për të thirrur në Komision ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, në lidhje me bisedimet disaditore që zhvilloi me homologun grek në Kretë, mbi çështjet e pazgjidhura mes dy vendeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!