Majko me ministrin grek: Mbrojtja e emigrantëve, prioritet i qeverisë greke

schedule14:50 - 26 Janar, 2018

schedule 14:50 - 26 Janar, 2018

Mbrojtja e emigrantëve dhe në veçanti komunitetit shqiptar është prioritet i qeverisë greke. Kështu u shpreh Ministri i Brendshëm grek Panagiotis Skouletis, gjatë takimit me Ministrin e Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko në Athinë. Ministri i Shtetit për Diasporën kërkoi më shumë vëmendje ndaj temave të thjeshta, si mësimi i gjuhës shqipe. Lidhur me këtë çështje, Ministri i Brendshëm grek pohoi se ruajtja e gjuhës është shumë e rëndësishme dhe se po punohej gjithashtu edhe për lehtësimin e procedurave për integrimin e fëmijëve në shoqërinë greke. Ministri i brendshëm grek u shpreh gjithashtu se Shqipëria do të ketë mbështetjen e plotë të Greqisë në përpjekjen për t’u integruar ne Bashkimin Europian./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!