Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Magyar në krye të Hungarisë/ Kamberi: Kriza, shkaku i humbjes së Orban. Brukseli më i çliruar!

schedule13:32 - 13 Prill, 2026

schedule 13:32 - 13 Prill, 2026

“Kriza është shkaku kryesor për humbjen e Viktor Orban në zgjedhje”, kështu u shpreh Geron Kamberi ekspert për çështje ndërkombëtare, në një intervistë në “NewsLine” në ABC News, ndërsa komentoi garën e zgjedhjeve në Hungari dhe rrëzimin e Orban pas 16 vitesh në pushtet.

Gjatë analizës në studio, Kamberi theksoi se elektorati hungarez ka qenë kundër politikave të Orban, dhe sipas tij më shumë kanë zgjedhur lidershpin në këtë rast, se sa politikat e tij.

“Vetë retorika e Peter Magyar nuk është se ka ndonjë ndryshim të madh, në thelb është një parti po e qendrës së djathtë ka qenë pjesë politikave të Orban, por gjithsesi mbetet për t’u parë sjellja e tij. Por vetë kryeministri Orban ishte i vetëdijshëm që ishte përballë një lloj ‘puçi’. Jam u bindur që shumë nga ish anëtarët e partisë së Orban, palët kalojnë në partinë tjetër”, tha ai.



Më tej ai u ndal edhe te qëndrimi i Brukselit duke thënë se kanë pasur përplasje me politikat e Orban dhe rezultati i zgjedhjet mund të shihet si një lloj çlirimi për ta.

“Në Bruksel prej vitesh kishte një mungesë rehatie për shkak të qëndrimeve të kryeministrin Orban, në momente të caktuara ka qenë edhe kryeministri Sllovak. Besoj që liderët në Bruksel duke qenë se ka pasur disa përplasje, kjo mund të jetë një lloj çlirimi ose ‘marrje fryme’ për ta. Tashmë kriza apo konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës ende nuk po merr zgjidhje, ndërsa ka një konflikt tjetër. Të mos harrojmë që kryeministri Orban nuk ka dalë nga loja, thjesht është në stolin e rezervave, megjithatë kjo mbetet për t’u parë në vijim”, tha mes të tjerash ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!