Parku Natyror i Syrit të Kaltër mbetet një nga destinacionet turistike më të populluara në vend.
Turist nga Europa kanë nisur të vizitojnë burimet e Malit të Sopotit.
Ndryshe nga më parë lënë automjetet e tyre në fillim të rrugës prej 2 kilometrash dhe udhëtimin e vijojnë me tren.
“Ne erdhëm me këmbë, sepse na pëlqen te ecim, por e pamë trenin rrugës, kishte shumë njerëz qe po e shijonin udhëtimin dhe dukej shume qejf. Por ne preferojmë të ecim dhe do të kthehemi me këmbë”, u shpreh turistja polake.
“Eshte hera jone e parë që vijmë në Shqipëri dhe vizitojme Syrin e Kaltër, e kemi parë nëpër rrjetet sociale sepse ka shume polake që kanë ardhur dhe kane vizituar Shqipërine, dhe e rekomandojnë këtë sit per vizitorët. Më pëlqen natyra këtu, malet, gjelbërimi, uji dhe mendoj që është diçka unike, që nuk e kemi pare askund tjetër”, tha turisti polak.
Të rinjtë zgjedhin ta shijojnë rrugën duke e përshkuar në këmbë.
“Kjo është hera e pare këtu, jemi nga Holanda, është shumë natyre e bukur, dhe uji është kaq shumë blu. Ne ecëm për të ardhur këtu por treni më duket ide e mire per njerëzit e moshuar, për prinderit qe kane femije, sepse është pak rruge e gjate dhe per femijet është shumë mirë”, tha turistja holandeze.
Prej rehabilitimit të rrugës që të çon në Syrin e Kaltër në vitin 2022 parku është bërë më i aksesueshëm për të gjitha moshat ndërsa numri i vizitorëve është shtuar./abcnews.al