Magjia e poezive të Rumit rikthen në skenë aktorët Ndriçim Xhepa dhe Luiza Xhuvani

schedule16:21 - 8 Nëntor, 2019

schedule 16:21 - 8 Nëntor, 2019

Poeti Persian Rumi, bashkon sërish në skenë  aktorët Luiza Xhuvani dhe Ndriçim Xhepa.  Producenti dhe aktori i mbremjes poetike Kristian Koroveshi thotë se  magjia e dashurisë nuk njeh kohë dhe moshë. Drita dhe dhimbja  e saj erdhën nën interpretimin e aktorëve të njohur.

Luiza Xhuvani dhe Ndriçim Xhepa, kanë ndarë shpesh skenën dhe sheshxhirimin, dhe gjithnjë ia kanë dalë të elektrizojnë publikun. Kësaj here kumbara i magjisë së poezive të Rumit ishte  aktori Kristian Koroveshi, i cili interpretoi krah tyre.

“Mbrëmë i pëshpërita një ylli” ishte nga ato performancat të cilat, të bëjnë të harrosh kaosin dhe i thërrasin shpirtit.

“Forca e poetit të përbotshëm”, ia doli, sipas Ndriçim Xhepës të rrëmbejë edhe zemrën e publikut shqiptar.

Gjithcka ishte ndërtuar thjeshtë, ku timberi i violonçelit, ia lë fuqinë fjalës.

Tavolina e aktorëve i përngjanë një miniskene, ku letrat e hedhura i përshpërisinforcës së dashurisë, tokësore dhe hyjnore, e kjo vjen e kuruar përmes flakës së qirinjëve dhe simbolikës së trëndafilave.

Magjia e poetit Persian rrëmbeu publikun e shumtë në sallë, të cilët e duartrokitën gjatë interpretimin e aktorëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!