Magjia dhe sfidat e leximit/ Natasha Poroçani në “Pas Mesnate”: Leximi nuk bëhet me urdhra, por me pasion e kënaqësi

schedule12:35 - 31 Tetor, 2024

schedule 12:35 - 31 Tetor, 2024

Natasha Poroçani, pedagoge gjuhës, shkrimtare për fëmijë ka bërë një rrëfim të veçantë në “Pas Mesnate” në ABC News.

Gjatë intervistës, Poroçani foli për rëndësinë, por duke renditur edhe disa nga sfidat e leximit. Ajo shpjegoi se leximi nuk mund të bëhet me urdhra, por me pasion dhe kënaqësi.

“Leximi është pjesë e kulturës dhe dëshirës së njeriut. Leximi është kënaqësi, por problemi është se si i qasemi procesit të leximit dhe si zgjedhim ne t’ja qasim fëmijëve atë, pasi është momenti ku prindi duhet të investojë më shumë. Vazhdimisht kam insistuar që leximi i bukur fillon në zyrat e mamit dhe babit, të lexuarit duhet ta fillojmë aty, tek krevati me zërin e mamit, fundja edhe me fantazinë e prindërve. Ninullat i kemi shumë të bukura dhe nxisin shumë imagjinatën e fëmijës. Përse të mos i krijojnë ninullat, edhe duke hedhur në fjalë ndjesinë. Të shijon edhe spontaniteti i asaj që krijon pasi krijohet një lidhje si një krijuese që çdo nënë krijon edhe me fëmijën si marrës të asaj që jepet”, u shpreh ajo.

Më tej ajo u ndal edhe tek qasja e leximit në shkolla, duke u shprehur: “Me fëmijët përpiqem të jem shumë interaktive, fëmijët aq sa e duan një gjë të bukur po aq shpejt e harrojnë dhe është detyra jonë që t’i ndihmojmë”.

Nuk munguan edhe këshillat për prindërit.

“Prindërit duhet të jenë vetë të përshtatur. Pasi kohë evoluojnë, ndryshojnë. Fëmijëria ime ndryshon nga fëmijëria juaj dhe imagjino sa ndryshon nga fëmijëria e fëmijëve tuaj. Prindërit duhet të pranojnë dëshirat e fëmijëve të dinë vetë se çfarë do t’i ofrojnë. Duhet të shikojmë edhe pak letërsi bashkëkohore. Problemi sot është se nuk kemi një kritike letrare të mirëfilltë për letërsinë për fëmijë”, u shpreh Poroçani.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!