EMRI/ Magazina plot me municione, lëndë radioaktive dhe kimike, arrestohet 44 vjeçari nga Kukësi

schedule13:54 - 20 Janar, 2023

schedule 13:54 - 20 Janar, 2023

Policia e Kukësit ka arrestuar ditën e sotme një 44 vjeçar, i cili posedonte një magazinë ku kishte armë, municion luftarak, lëndë radioaktive dhe kimike.

Durim Mata, 44 vjeç është arrestuar në flagrancë nga policia  brenda ambienteve të magazinës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë magazinë, u gjetën dhjetëra bidona plastikë, brenda të cilëve kishte lëndë radioaktive natyrore dhe lëndë kimike.

Një armë zjarri kallashnikov, 3 krehra dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Policia e Kukësit po punon për dokumentimin e plotë të këtij rasti ndërsa materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftim policie

DVP Kukës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Artizanati”, sekuestrohen armë, municion luftarak, lëndë radioaktive dhe kimike.

Evidentohet dhe bllokohet një ambient (magazinë), brenda të cilit u gjetën dhjetëra bidona plastikë, ku dyshohet se mbaheshin lëndë radioaktive natyrore dhe lëndë kimike.

Vijon ekspertimi kimik, për përcaktimin e llojit të këtyre lëndëve.

Gjatë kontrollit në këtë magazinë, u gjetën dhe u sekuestruan edhe një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak.

Arrestohet në flagrancë pronari i magazinës.

Shërbimet policore të DVP Kukës dhe të Komisariatit të Policisë Kukës, të mbështetura nga inteligjenca informative, se në një ambient (magazinë), në qytetin e Kukësit, mbaheshin lëndë radioaktive natyrore dhe lëndë kimike, si dhe se pronari i këtij ambienti, mbante armë zjarri pa leje, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Artizanati”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi D. M., 44 vjeç, banues në Kukës.

Shërbimet e Policisë kapën në flagrancë 44-vjeçarin, në ambientin (magazinë) në pronësi të tij, në qytetin e Kukësit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë magazinë, u gjetën dhjetëra bidona plastikë, brenda të cilëve kishte lëndë radioaktive natyrore dhe lëndë kimike.

Ekspertët e Institutit të Policisë Shkencore kanë marrë kampione të këtyre lëndëve, me qëllim ekspertimin kimik të tyre, nga ekspertët e Institutit të Fizikës Bërthamore dhe të Radiologjisë. Vijon puna për të përcaktuar shkallën e rrezikshmërisë së këtyre lëndëve, për shëndetin e qytetarëve, si dhe për të përcaktuar qëllimin e mbajtjes dhe të përdorimit të tyre.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në magazinën e shtetasit D. M., u gjetën edhe një armë zjarri kallashnikov, 3 krehra dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Strukturat hetimore të DVP Kukës, në bashkëpunim me Institutin e Policisë Shkencore dhe me ekspertët e Institutit të Fizikës Bërthamore dhe të Radiologjisë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, vijojnë punën për dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!