Një magazinë është përfshirë nga flakët në qytetin e Elbasanit.
Deri më tani nuk raportohet për njerëz të lënduar, por vetëm për dëme materiale.
Sipas asaj që mësohet, ngjarja ka ndodhur në lagjen “5 Maji”.
Policia dhe zjarrfikëset ndodhen në vendin e ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka qenë aksidental./abcnews.al