Arrest në burg ka caktuar gjykata e Korçës për 4 personat që u vunë në pranga gjatë operacionit të koduar Voskopi, ku në një magazinë u zbulua sasia prej 195 kg kanabis në process tharje. Për Gentian Guri, Andon Demirshan dhe Redion Hamitaj rëndojnë akuzat “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, “Vjedhja e energjisë elektrike” dhe armë mbajtje pa lejë. Ndërsa për Anesit Burdën ajo e “Moskallëzimt të krimit”.
Policia ndërkohë ka shpallur në kërkim edhe një tjetër shtetas i identifikuar si Sadriano Duçi që sipas hetimeve dyshohet të jetë edhe organizatori I grupit. Duçi dyshohet se është personi që ka marrë magazinën me qira Demirshahut dhe më pas e ka përshtatur për një periudhë të caktuar për tharjen dhe përpunimin e hashashit.
Përveç sasisë së kanabisit policia gjeti në magazinë edhe një armë zjarri pistoletë, një sasi kokaine, 1 leje drejtimi e falsifikuar, 7 celularë, 1 si dhe një pasaportë. Po kështu po hetohen në gjendje të lirë edhe tre gra nga qytetit i Cërrikut që kujdeseshin për tharjen dhe përpunimin e kanabisit.
/abcnews.al