Magani: Barazimi rezultat i drejtë, të kënaqur për këtë pikë ndaj Tiranës

schedule16:12 - 19 Shtator, 2021

schedule 16:12 - 19 Shtator, 2021

Egnatia sot i mori barazim 1-1 Tiranës në “Selman Stermasi”. Pas ndeshjes, trajneri i rrogozhinasve, Gugash Magani foli për Supersport, ku u shpreh:

“Një pikë në transfertë përballë Tiranës është rezultat pozitiv. E kam thënë se skuadra do ende kohë për të shkuar atje ku ne mendojmë dhe pretendojmë. Ishte ndeshje e balancuar, siç kishim ne raste, kishin edhe ato. Barazimi ishte rezultati i drejtë.

Në fund mund të kishim shfrytëzuar rastet dhe të fitonim, por edhe të humbnim. Telushi e Imeri janë jashtë formës për shkak se nuk kanë luajtur shumë. Djemtë treguan karakter dhe jam i kënaqur me ta. Rrugëtimi në Superiore është i vështirë sepse janë skuadra me histori përballë.

Ne nuk kemi histori, por kemi organikë dhe kushte optimale për të bërë kampionat të mirë dhe kapur objektivat, që do i shpalosim me kalimin e kohës sepse kampionati është shumë i ekuilibruar. Para disa viteve edhe Kukësi erdhi nga Kategoria e Tretë dhe bëri historinë.

Në Rrogozhinë presidenti ka bërë mrekulli, ka ndërtuar stadium, qendër stërvitore dhe ka marrë kampionë në skuadër. Ne do punojmë dhe do jemi me këmbë në tokë. E di sa e fortë është Superiorja, kam eksperiencë këtu dhe kjo është pikë e fortë e imja, gjithsesi nuk jemi magjistarë”, u shpreh Magani. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!