“Mafia shqiptare, forcë ndërkombëtare shumë e madhe”, Prokurori i Barit: Bashkë me SPAK do e luftojmë këtë ‘kancer’

schedule11:40 - 21 Maj, 2025

schedule 11:40 - 21 Maj, 2025

Në konferencë me prokurorët italianë e shqiptarë në SPAK, prokurori i Barit Roberto Rossi e konsideroi mafian shqiptare në forcë shumë të madhe ndërkombëtare. Ai vlerësoi bashkëpunimin me SPAK ndërsa shprehu vendosmërinë në goditjen e grupeve kriminale

“Punojmë prej 1o vitesh për arritjen e objektivave të përbashkëta. Jemi të ndërgjegjshëm që autoritetet shqiptare në vecanti SPAK janë shumë të aftë në kapjen e veprave bashkë me ne.

Për fat të keq mafia shqiptare është një forcë ndërkombëtare shumë e madhe. Populli shqiptar do të jetë në gjendje të luftojë këtë ‘kancer’

Bashkëpunimi me SPAK është në nivele të kënaqshme, që arrijmë objektiva të përbashkëta. Doja të theksoja këtë afërsi të fortë që ekziston mes nesh.” u shpreh ai.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!