Madonna zbuloi pesë rregullat që dëshiron që të gjithë në shtëpinë e saj të ndjekin. Mbretëresha e popit u shfaq duke mbajtur një tabelë dhe u tregoi të gjithëve listën e saj me një postim në Instagram.
Ylli me sa duket vazhdimisht u kujton fëmijëve të saj që të “buzëqeshin”, “të jenë të lumtur”, “të dëgjojnë të tjerët”, “të jenë të lumtur me atë që kanë” dhe të jenë “të sjellshëm”.
Sipas raportit të DailyMail, këngëtarja ndau rregullat në dhomën e ndenjes së shtëpisë së saj e veshur me një pulovër të zezë të stolisur me dizajne shumëngjyrëshe dhe abstrakte me lule.
Mbretëresha e popit ka katër vajza dhe dy djem. Fëmija i saj i madh është Lourdes Leon, e ndjekur nga Rocco Ritchie, ndërsa ka adoptuar djalin e saj David Banda dhe tre vajzat e saj Mercy James, si dhe binjakët Stella dhe Eclair Ciccone.
Në janar, Madonna njoftoi rikthimin e saj në skenë me turneun botëror “Four Decades, The Celebration Tour”. Ndalesa e parë do të jetë Vankuveri më 15 korrik./abcnews.al