Macron: Ukraina duhet të rezistojë dhe të fitojë luftën kundër Rusisë

schedule13:39 - 16 Qershor, 2022

schedule 13:39 - 16 Qershor, 2022

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se Ukraina duhet të fitojë luftën kundër Rusisë, teksa ai vizitoi qytetin e Irpin pranë kryeqytetit të Kievit, sipas BBC.

“Franca ka qenë përkrah Ukrainës që nga dita e parë. Ne jemi pranë ukrainasve pa asnjë dyshim. Ukraina duhet të rezistojë dhe të fitojë,” u tha Macron gazetarëve në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me komentet e tij të mëparshme se Rusia nuk duhet të poshtërohet.

Duke qëndruar pranë ndërtesave të shkatërruara, të djegura, ai dhe udhëheqësit e Gjermanisë, Italisë dhe Rumanisë dukeshin të shqetësuar ndërsa dëgjonin një zyrtar ukrainas që shpjegonte se çfarë kishte ndodhur atje.

Më pas Macron u tha gazetarëve, “është një qytet heroik, i shënjuar nga stigma e barbarizmit”.

Ukraina ka akuzuar vazhdimisht Rusinë për mizoritë e shumta  në Irpin ndërsa nga ana tjetër Rusia i ka mohuar akuzat.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!