Presidenti francez do të takohet me Le Pen sot, të hënën, pasi ngërçi politik që nga zgjedhjet e parakohshme të korrikut ka shtuar presionin ndaj tij për të emëruar një kryeministër të ri.
Meqë asnjë parti nuk ka një shumicë absolute në Asamblenë Kombëtare, Macron është vonuar në emërimin e një qeverie të re, ndërsa afati për paraqitjen e një projektbuxheti për vitin 2025 pritet të përfundojë brenda pak më shumë se një muaji.
Negociatat për postin e kryeministrit kanë vijuar sot, në Elysee. Macron më pas do të presë Eric Ciottin, si dhe Presidentin e Senatit, Gérard Larcher.
Le Pen, e shoqëruar nga kreu i partisë Rally National, Jordan Bardela, sipas France24, hyri pa ceremoni nga një hyrje e pasme e pallatit, me presidentin që nuk shihej askund.
Që nga e premtja, Macron ka ftuar liderët e partive në bisedimet e Elysee me shpresën për të gjetur kandidatin e duhur të konsensusit.
/abcnews.al