Macron: Sanksionet nuk kanë më efekt, BE duhet të ripërcaktojë marrëdhënien me Rusinë

schedule19:17 - 25 Maj, 2021

schedule 19:17 - 25 Maj, 2021

Presidenti francez Emmanuel Macron u shpreh sot në Bruksel se BE “duhet të ripërcaktojë marrëdhënien e saj me Moskën në një masë të madhe”, duke argumentuar se “politika e sanksioneve” ka arritur “kufijtë” e saj, si për Rusinë dhe Bjellorusinë.

Ai madje shtoi se beson se BE nuk duhet “thjesht të reagojë” por “të përcaktojë një strategji afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë”.

“Politika e përshkallëzimit të sanksioneve nuk është më efektive” tha ai.

Më herët sot, Macron, sipas presidencës franceze, votoi në favor të ftesës së opozitës bjelloruse në samitin e ardhshëm të G7 në Cornwall në qershor./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!