Presidenti francez, Emmanuel Macron ka dhënë një intervistë një vit duke folur në lidhje me performancën e tij, një vit pas rizgjedhjesh dhe muajsh protestash në lidhje me reformën e pensioneve.
“Që nga marrja e detyrës në vitin 2017, janë krijuar 1.7 milionë vende pune, papunësia është ulur në një nivel historikisht të ulët. Me investime të mëdha në industrinë farmaceutike dhe kimike, për shembull, ri-industrializimi i Francës po çohet përpara dhe synimi është punësimi i plotë’’, theksoi Macron.
“Çështja e pensioneve është pjesë e një axhende për të forcuar Francën. Rritja e moshës së pensionit do të thotë të punosh më shumë dhe të prodhosh më shumë pasuri për vendin.
Është një luftë për çdo individ, është e vërtetë dhe e di, por është e dobishme për komunitetin. Jemi të vetëdijshëm se reforma, e cila e sjell moshën e pensionit nga 62 në 64 vjeç, nuk është pritur mirë, por duhet të veprojë për të mirën e vendit’’, shtoi ai.
/abcnews.al