Macron pret kryeministrin Kurti në Paris: Kosova dhe Serbia të gjejnë kompromisin mes tyre

schedule19:50 - 23 Qershor, 2021

schedule 19:50 - 23 Qershor, 2021

Presidenti Emmanuel Macron ka pritur këtë të mërkurë në Paris, kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Gjatë fjalës së tij presidenti francez shprehu mbështetjen për zhvillimet në Kosovë.

Lexo edhe: Kurti nga Parisi: Kosova do të jetë gjithmonë me aspirata demokratike, të angazhuar për paqe

Ndërsa u ndal tek dialogu Kosovë-Serbi, Macron tha se të dy vendet duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët, të gjejnë kompromisin për të ardhmen e Kosovës.

“Franca ka qenë vendi i parë që e ka njohur Kosovën. Që nga ajo kohë Franca ka dhënë mbështetje për zhvillimin  ekonomik dhe për të arritur konsolidimin për kulturën si edhe sigurinë. Dje kemi pasur takim me ministrin e punëve të Brendshme. Unioni Europian ka një projekt që promovon shtetin e së drejtës dhe qeverisë.

Gjithmonë do të keni mbështetjen tonë.  Unë ftoj Kosovë dhe Serbisë të gjejnë kompromisin për t’u kthyer tek e ardhmja e Kosovës,  unë e di se ju jeni i bindur për këtë”, u shpreh presidenti francez.

Kjo është vizita e parë e Albin Kurtit në Paris pas marrjes së detyrës si kryeministër.

Kujtojmë se një ditë më parë, Kurti priti në një takim këshilltarin politik për Ballkanin e Presidentit Macron, Isabelle Dumont dhe ambasadoren Franceze në Kosovë, Marie-Christine Butel.

Temat e takimit ishin zhvillimet politike në Kosovë, rajon dhe botë, qeverisja e mirë në Kosovë, integrimi evropian, si dhe bashkëpunimi dypalësh dhe thellimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Francës./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!