Macron nuk i zë besë presidentit Trump: Të forcojmë sigurinë në Europë

schedule17:30 - 27 Gusht, 2018

schedule 17:30 - 27 Gusht, 2018

Presidenti francez Macron ka bërë thirrje që të përforcohet mbrojtja në Evropë për të garantuar sigurinë e qytetarëve. Sipas tij, kontinenti i vjetër nuk mund të mbështetet vetëm tek Shtetet e Bashkuara.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka njoftuar se do të prezantojë në muajt e ardhshëm një projekt për përforcimin e sigurisë në mbrojtjen e Evropës. Shefi i pallatit Elize shton se evropianët “nuk mund të mbështeten vetëm tek Shtetet e Bashkuara lidhur me këtë çështje”.

“Na takon ne të marrim përgjegjësitë tona dhe të garantojmë sigurinë tonë, dhe kështu të kemi sovranitetin evropian”, tha Macron. Që nga zgjedhja e tij në 2016, Presidenti amerikan Donald Trump është distancuar nga Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior, duke sfiduar një konsensus të pas Luftës së Dytë Botërore mbi paqen dhe sigurinë në Evropë. Macron tha se donte të shihte një rishikim të plotë të mënyrës se si Evropa do të mbrohet në të ardhmen. “Dua që ne të nisim një rishikim gjithëpërfshirës të sigurisë sonë me të gjithë partnerët e Evropës, e cila përfshin Rusinë,” shtoi ai.

Thirrja e Macron për bashkëpunim më të madh ushtarak evropian i bën jehonë komenteve të fundit nga ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas. Duke shkruar në gazetën Handelsblatt, Maas bëri thirrje që Evropa të “marrë një pjesë të barabartë të përgjegjësisë” dhe “të krijojë një kundërpeshë” ndaj Uashingtonit për shkak të ftohjes së raporteve mes Evropës dhe SHBA-së, njoftoi AFP. Presidenti francez ishte gjithashtu kritik ndaj Bashkimit Evropian, duke thënë “po paguajmë çmimin e disa dekadave të një Evrope të dobësuar”, duke shtuar se përpjekjet duhet të dyfishohen për të forcuar Unionin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!