Emanuel Macron gjatë vizitës në Nigeri ka folur për emigracionin. Presidenti francez duke luajtuar një instrument muzikor, nënvizoi se afrikanët duhet ta ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre dhe jo të largohen për në Europë.
Një Emmanuel Macron i pazakontë ishte protagonist në Nigeri, ku u takua për herë të parë me presidentin Muhammadu Buhari në Abuja dhe më vonë udhëtoi për në Lagos si mysafir në sallën e koncerteve të krijuar nga muzikanti i fundvitit 1997 Fela Kuti. Në ritmin e Afrobeat, presidenti francez u ftua të luante në daulle dhe, natyrisht, të fliste për Afrikën: “Jam shumë i lumtur që jam këtu”, u shpreh ai duke folur në gjuhën angleze.
“Kemi nevojë që afrikanët të flasin drejtëpërdrejtë për Afrikën. Ata duhet të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu në Afrikë”, u shpreh Macron. Zgjedhje e tij për t’i bërë homazh këngëtarit Fela ka surprizuar nigerianët, pasi ai ishte edhe një activist për të drejtat e njeriut dhe politikan antikonformist.
Pavarësisht gatishmërisë së tij për të ndihmuar emigrantët, shumë ndryshe sillet në shtëpi presidenti francez. Sipas të dhënave zyrtare, janë rritur me 70% rastet e fëmijëve të huaj që pritet të dëbohen. Macron u përfshi sëfundmi në një debat në distancë me autoritetet italiane sa I përket pritjes së emigrantëve. Qeveria e Parisit i kërkoi Romës të bënte më shumë në këtë drejtim. Ndërsa Italia u kundërpërgjigj duke thënë se Franca nuk ka të drejtë të kritikojë, pasi nuk pret emigrantë në territorin e saj./abcnews.al