Macron lë pas hatërmbetjet, uron Truss për fitoren në garën brenda konservatorëve

schedule20:57 - 5 Shtator, 2022

schedule 20:57 - 5 Shtator, 2022

Presidenti francez Emmanuel Macron ka uruar Liz Truss për zgjedhjen e saj në krye të konservatorëve dhe tha se Franca është gati të punojë së bashku me Britaninë si aleate dhe miq.

Duke folur gjatë një konference për shtyp me kancelarin gjerman Olaf Scholz, Macron tha se Franca dhe Britania e Madhe kanë të njëjtat vlera, një histori miqësie dhe përballen me sfida të përbashkëta.

Kjo vjen pas komenteve të diskutueshme të Truss për liderin francez, kur ajo tha se “juria është jashtë” në përgjigje të një pyetjeje nëse ai është “mik apo armik” i Mbretërisë së Bashkuar.

Pas këtyre komenteve, Macron paralajmëroi për probleme serioze për marrëdhëniet Francë-Mbretëri e Bashkuar, por këmbënguli se Mbretëria e Bashkuar mbetet një aleate pavarësisht gabimeve të herëpashershme të bëra nga udhëheqësit e saj.

“Mbretëria e Bashkuar është një vend i mrekullueshëm i angazhuar me ne për të mbrojtur vlerat e demokracisë së bashku me Ukrainën dhe e cila gjithashtu duhet të forcojë sovranitetin e saj energjetik dhe të fitojë betejën kundër ndryshimeve klimatike”, tha Macron. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!