Macron kërkoi përjashtimin e Italisë nga Eurovizion 2021, zbulohet arsyeja

schedule15:07 - 11 Maj, 2022

schedule 15:07 - 11 Maj, 2022

Presidenti francez Emanuel Macron ka kërkuar përjashtimin e Maneskin, grupit që përfaqësonte Italinë, nga Eurovizion 2021 pasi një prej anëtarëve, Damiano, u akuzua se kishte marrë kokainë, shkruan Politico.

Gazetarja Stefani Bern tregoi për BBC se kishte marrë një mesazh nga vetë presidenti Macron, i cili i kishte kërkuar që të ndalonte Eurovizionin dhe të skualifikonte Damionon e Maneskin për të favorizuar këngëtaren franceze Barbara Pravi.

Por nuk ishte i vetmi. Dhe ministri francez për çështjet europiane, i pranishëm në Roterdam i shkruajti: Çfarë duhet të bëjmë? Të lutem bëj diçka.” Por gazetarja shpjegoi se nuk mund të bënte asgjë pasi nuk ishte ajo presidentja e Eurovizionit.

Por presidentja e Unionit për transmetimin europian ishte francez, por veproi ndryshe. Ajo tha se nëse vjen fitorja duhet të ndodhë për meritë dhe jo prej skualifikimit të dikujt që ka dalë në vend të parë.

E nëse nga Macron nuk ka asnjë përgënjeshtrim, Maneskin fituan Eurovizionin 2021 pasi akuzat rezultuan të rreme dhe Damiano bëri testin anti-drogë duke rezultuar negativ.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!