Macron: Franca gjithmonë pranë popullit libanez

schedule08:36 - 5 Gusht, 2020

schedule 08:36 - 5 Gusht, 2020

Ndihma nga autoritetet franceze po dërgohen në Liban për ta ndihmuar popullin nga shpërthimi vdekjeprurës i lendeve plasëse që shkatërruan pjesë të mëdha të Bejrutit të martën dhe vranë dhjetëra persona, tha Presidenti Francez Emmanuel Macron.

“Unë shpreh solidaritetin tim  me libanezët pas shpërthimit që shkaktoi shumë viktima në Beirut,” tha Macron.

“Franca ka qëndruar përkrah Libanit gjithmonë.

Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian gjithashtu shprehu mbështetjen e tij, duke deklaruar se: “Franca është gjithmonë në anën e Libanit dhe të popullit libanez./abcnews.al