Presidenti francez, Emmanuel Macron ka thënë se Franca do të bëjë gjithçka për të shmangur një përshkallëzim në Lindjen e Mesme.
Macron u shpreh se aleatët duhet të jenë në krah të Izraelit.
Ne do të bëjmë gjithçka për të shmangur një zjarr – do të thotë një përshkallëzim. Ne duhet të jemi në krah të Izraelit për të siguruar mbrojtjen e tij në maksimum, por edhe për të kërkuar një kufi për të shmangur një përshkallëzim. Fokusi duhet të jetë në “izolimin e Iranit , bindjen e vendeve në rajon se Irani është një rrezik, rritja e sanksioneve, forcimi i presionit mbi aktivitetet bërthamore” në Iran, shtoi ai.
Macron deklaroi gjithashtu se avionët francezë ndihmuan në zmbrapsjen e një shkeljeje iraniane të hapësirës ajrore të Jordanisë gjatë sulmit.
“Prej disa vitesh ne kemi një bazë ajrore në Jordani për të luftuar terrorizmin. Hapësira ajrore jordaneze u shkel… Ne bëmë avionët tanë të ngriheshin dhe ne përgjuam atë që duhej të përgjonim”, theksoi ai./abcnews.al