Presidenti francez, Emanuel Macron, deklaroi se ka bindur homologun e tij amerikan Trump, që trupat ushtarake amerikane të qëndorjnë më gjatë në Siri. Por kreu i Shtëpisë së Bardhë reagoi duke thënë se ata do të largohen shumë shpejt nga territori irian.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders deklaroi se Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi në mënyrë shumë të qartë dhe të prerë se forat ushtarake amerikane në Siri, do të kthehen shumë shpejt në shtëpi. Deklarata u bë në formë reagimi ndaj asaj të Presidentit francez, Emanuel Macron, i cili kishte thënë më parë se kishte bindur homologun amerikan që trupat ushtarak amerikane të qëndronin më gjatë në Siri. Trump nga ana e tij pret që aelatët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë në rajon.
Pasi e ka cilësuar si të prfunduar dhe të përsosur misionin ushtarak në Siri, Shtëpia e Bardhë theksoi se ushtarët amerikanë do të kthehen në shtëpi shumë shpejt. Zyrtarët e lartë të OKB-s dhe BE-së kanë paralajmëruar mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar për sulmin e përbashkët të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Francës dhe Britanisë së Madhe.
Administrata Trump theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të vendosura që të eliminojnë ISIS dhe të krijojnë kushtet, që militantët islamikë të mos kenë mundësi të kthehen. Pak orë pas sulmit në Siri dhe pas rrëzimit të rezolutës ruse për sulmet ajrore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca dhe Britania e Madhe kanë përsëritur sfidën e tyre.
Tre aletatët kanë prezantuar një projektrezolutë të përbashkët në Këshillin e Sigurisë së OKB-së që përqendrohet në ndihmat humanitare pa pengesa në Siri, si dhe për një armëpushim të menjëhershëm, duke i kërkuar Damaskut që të impenjohet në negociatat për paqe nën vëzhgimin e Kombeve të Bashkuara. Në projekt rezolutë përfshihet dhe një hetim i pavarur për armët kimie në Siri.
Sipas kërkesës së Londrës, Uashingtonit dhe Parisit, Organizata për ndalimin e armëve kimike, OPAC duhet të raportojë brenda 30 ditëve për arsenalin kimik në Siri. Një përpjekje kjo, që në të kaluarën ishte penguar ngë Rusia.
Negociatat për këtë rezolutë pritet të nisin të martën, por nuk është e qartë se kur do të votohet. Diplomatët e vendeve perëndimore në Këshill, u shprehën të gatshëm për t’i dhënë kohë Rusisë që të dialogojë, të negociojë dhe të miratojë projektrezolutën pa përdorur një veto tjetër.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshmë të miratojnë sanksione të reja kundër Rusisë, e cila konsiderohet si bashkëpunëtore e regjimit të Asad dhe për sa i përket përdorimit të armëve kimike. Një lëvizje që pritet të ashpërsojë dhe më shumë marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Moskës./abcnews.al