Memphis Depay dhe Houssem Aouar janë dy ndër lojtarët më të mirë të Lyon dhe të shumta kanë qenë ofertat në drejtim të tyre.
Barcelona tentoi sulmuesin holandez, teksa mesfushorin 22-vjeçar ishte afër kalimit në Premier League tek klubi i Arsenalit.
?? Fin du suspense : Memphis Depay et Houssem Aouar ne quitteront pas l’OL ce mercato !
— RMC Sport (@RMCsport) October 3, 2020
Ofertat në drejtimin e tyre nuk kanë bindur Jean-Michel Aulas. Presidenti i gjysmëfinalistëve të sezonit të kaluar në Champions, është një “mjeshtër” për të shitur lojtarë me çmim të lartë.
Lyon ka vendosur t’i nxjerrë përfundimisht dy yjet e skuadrës nga merkato, kështu që Depay dhe Aourar do të luajnë në “Parc Olympique Lyonnais” edhe këtë sezon. /abcnews.al