“Lyem dhe ngrefem kot kur s’më shikon njeri”, Rita Lati nuk e duron maskën: S’kam puthur dot

schedule23:28 - 3 Janar, 2021

schedule 23:28 - 3 Janar, 2021

Aktorja e dashur për publikun, Rita Lati, ka bërë një urim special për të gjithë shqiptarët.

Ajo e ka nisur nga situata e pandemisë së Covid-19, që ishte dhe kryefjala e këtij viti që lamë pas, duke shprehur dëshirën që të marrë fund sa më shpejt.

Rita ka deklaruar se rregullat që imponon kjo pandemi e kanë privuar nga shumë gjëra dhe i kanë kufizuar mënyrën e jetesës.

Jam shumë e lumtur që më jepet mundësia të bëj një urim special në këtë kohë kaq të trishtuar. Sepse ja për shembull, kjo gjëja këtu, kjo maska, edhe pse e kam bërë të bukur, ma shpifi. Do të thotë që ky vit që vjen, e para gjë të më heqi këtë që ma nxiu jetën. Po s’më duken buzët e kuqe, lyhem kot unë tani edhe ngrefem kot unë tani kur nuk më shikon njeri. Kjo nuk më pëlqen fare.

E dyta, do të thosha sa më shumë pozitivitet, sa më shumë dashuri, se na i ka marrë puthjet ky viti që iku. S’kam puthur dot moj motër, Rudina më qa hallin, as Rozën s’jam ngopur ta përqafoj dhe ta puth, asnjeri! Imagjino… që të na lërë të lirë të puthemi e të përqafohemi, të shtrëngohemi, dua muzikë, dua lokale, dua të mbledh shoqet, të çmendemi, të kërcejmë, të shijojmë. Mos lakmojmë, mos shikojmë katin e 13-të që ka shumë, por shikojmë dhe katin e 3-të që ka pak më pak dhe janë të lumtur. Kjo është filozofia e jetës time, të shijoj atë që kam, të ndjehem mirë me atë që kam, të bëj buzët e kuqe, të rregullohe, të vë qerpikët, se tani jam me syzë, të ndjehem bukur, të ndjehem mirë, të jap pozitivitet, të kem afër njerëz që më duan, sepse kush nuk më do lëshon një kimi që Rita e ndjen edhe…. Dua dashuri, dua harmoni, dua veç të mira të jap kësaj bote dhe të më japi. Jam munduar shumë, kam arritur në këtë pikë që dua të shijoj çdo gjë, çdo grimcë të vogël, një buzëqeshje kur jepet me shpirt, këta desha të them, të tjerat ju i dini vetë. Në këtë moshë që jam unë tani dhe disa nga shoqet e mia, mendoj që nuk ka shumë kohë për të thënë. Por të shijojmë, të ecim para, ta marrim me pozitivitet, me energji, me dashuri, të shijojmë çfarë kemi rreth e rrotull dhe të ndjehemi mirë me veten tonë, të kemi fëmijët mirë, gjithë të dashurit e zemrës mirë. Ju dua shumë”, është mesazhi i aktores. l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!