Besimtarët ortodoksë në Korçë kryen lutje këtë të premte për Kryepeshkopin Anastas, i cili ndodhet në gjendje kome, në një spital në Athinë.
Në këtë moment kritik për shëndetin e kreut të kishës ortodokse autoqefale të Shqipërisë, në katedralen “Ringjallja e Krishtit” në Korçë u mbajt Paraklisi i Shen Merise, drejtuar nga Mitropoliti Johan Pelushi.
Besimtarët iu drejtuan katedrales, ndërsa ndezën qirinj dhe u lutën duke kërkuar shërim për kreyepeshkopin Anastas.
Ndërkohë, në këto momente të vështira për shëndetin e Kryeshkopit, Primatët e Kishave Orthodhokse në mbarë botën, Episkopë, klerikë, besimtarë të shumtë kanë përcjellë lutjet për shëndetin e Anastas Janullatos./abcnews.al