Me dhjetëra banorë në Mostarkanë ndezur qirinj dhe janë lutur në Mostar në kujtim të kriminelit të luftës Sllobodan Praljak. ISh gjenerali kroat i Bosnje e Hercegovinës ndërroi jetë pasi piu helm në sallën e gjyqit në Hagë, menjëherë sapo u dënua me 20 vjet burg.
Qirinj të ndezur në Mostar, një nga simbolet më të forta të luftës ballkanike në kujtim të Slobodan Praljak, kriminelit kroat të luftës, i cili ndërroi jetë pasi piu helm ndërsa në gjykatën e Hagës lexohej vendimi që konfirmonte dënimin e tij me 20 vjet burg. Në kohën kur ishte gjeneral në Bosnje e Hercegovinë, në 1993-shin ai urdhëroi hedhjen në erë të Urës së Vjetër mbi lumin Neretva.
Tashmë e rindërtuar ura ndan akoma lagjen myslimane nga sektori kroat katolik. Ky i fundit ka realizuar dhe meshën e mbrëmjes së të mërkurës në nder të Praljak.
Në kishat katolike u mbajtën mesha për njeriun që në atdheun e tij konsiderohet viktimë dhe një hero i idesë për Kroacinë e Madhe.
Ndërkohë auoritetet holandeze kanë nisur hetimet për të zbuluar se si Praljak arrinti të kryente atë akt në sallën e gjyqit, dhe nëse ka pasur ndihmë nga jashtë për të marrë helmin me të cilin u vetëvra./abcnews.al