Lutje dhe falënderim për Edi Ramën dhe Shefqet Kastratin

schedule12:49 - 19 Mars, 2024

schedule 12:49 - 19 Mars, 2024

Projekti ambicioz në ishullin e Sazanit, nga dhëndri i Donald Trump e ka vënë Shqipërinë në fokus të mediave ndërkombëtare. Bëhet fjalë për investimin mbi 1 miliard dollarësh në ishull, që do e shndërronte Shqipërinë një në atraksion turistik dhe tërheqëse për investitorët e huaj.

Ndërsa shpreh vlerësimet e tij për projektin ambicioz në Sazan, gazetari dhe botuesi i ‘Nacionale’, Berat Buzhala vlerëson kryeministrin Rama, i cili sipas tij po e shndërron Shqipërinë për herë të parë në njëfarë kryeqendre rajonale.

Po ashtu, Buzhala një falenderim ka për biznesmenin e njohur Shefqet Kastrati dhe të birin, Musain, që sic zbulon ‘The New York Times’ është takuar me Trump.

“Me depërtu te Trump dhe familja e tij, me pas ndikim te ta, është patriotizëm.” -shkruan ndër të tjera Buzhala

Shkrimi i plotë:

Diteve te fundit jam tuj i percjelle me vemendje te madhe raportimet e mediave liberale ne Amerike, posacerisht The Neë York Times, per investimet e mundshme ne Shqiperi te dhandrrit te Trumpit, Jared Kushnerit.
Po flitet per nje investim prej mbi 1 miliard dollaresh ne ishullin e Sazanit dhe ne Zvernec ne Vlores. Tashme per kete ka fole vet Jared Kushner dhe Richard Grenell.

E kuptueshme prej liberaleve amerikane me e shiku ne menyre te dyshimte kete iniciatve, por qesharake prej halabakeve shqiptare me u bo pjese e kesaj lufte, e me e kontestu nje mundesi te tille, e cila e ndihmon Shqiperine ekonomikisht, kurse shqiptaret kudo qe jane ekonomikisht dhe politikisht.
Aktualisht Donald Trump eshte shume perpara Joe Bidenit ne sondazhe per president, qe do te thote mundesite jane reale qe ai edhe te rizgjedhet. Eshte njefar sigurie politike kur dhandrri dhe bashkepunetoret e tij me te ngushte investojne ne vendin dhe kombin tend.

Tash une e di qe nuk jane te pakte moralistet dhe puritanet qe kane me lype kime ne vo, qe kane me e trajtu kete teme si ceshtje morale, mirepo interesat kombetare jane me te rendesishme se sa vrojtimet e kota filozofike.
Une cdo dite lexoj shqiptare tuj shkru qysh Serbia po na sfidon neve, sepse Serbia po ka raporte te mira me Kinen, me Rusine, me BE’ne dhe Ameriken. Bile ne Amerike po kane raporte te mira edhe me demokratet edhe me republikanet.
Kurse te njejtit shqiptare e gjykojne Shqiperine politike, kur e njejta provon me e bo senin e njejte.

A ka korrupsione ne raste te tilla?
– Ndoshta edhe ka.
A eshte ne intreresin kombetar te shqiptareve me pase kanal te forte te komunikimit me trumpistet?
– Eshte me shume se cdo gje tjeter.

Shyqyr Zotit qe Shqiperia ka resurse, per me ia terhjeke vemendjen investitoreve te huje, e mandej permes ketij interesimi me u mundu me perfitu edhe politikisht.

Pse me cka mundemi me u faktorizu ne bote? Me retoriken e Albin Kurtit a?
Jane do shqiptare qe presin prej Qeverise se Edi Rames me u shnderru ne gardian te normave morale, ne emer te krejt botes.

Une po them qe shyqyr qe Edi Rama e ka gjete nifar kodi interesant te komunikimit me akteret kryesor boteror, duke e shnderru Shqiperine per here te pare ne njefar kryeqendre rajonale.
Edi Rama eshte i vetmi njeri ne bote qe ka raporte te mira edhe me familjen Soros edhe me familjen Trump. Kjo eshte per liber te Ginisit. Kjo eshte shkathtesi e madhe. Ne Amerike keto dy familje myten me njana tjetren, kurse ne Shqiperi e kane mikun e perbashket. Te dyja keto familje jane me ndikim te jashtezakonshem.

Pra, lutja e jeme eshte qe Edi Rama me e vazhdu saktesisht kete politike te jashtme, sepse paqartesia ne politika te medha kurre nuk ka qene me e rrezikshme.

Ky eshte edhe falenderim i jemi per te dhe – huh – Shefqet Kastratin, ose djalin e tij Musen, qe qysh e lexova ne The New York Times, ish taku me Trumpin.
Ato shkrimet e mia per naftin e Kastratit edhe ma tutje qendrojne, por saktesisht per shkak te atyne shkrimeve, une besoj qe e kam gjithe te drejten e botes, me ia dhane kreditin atje ku e meritojne.

Me depertu te Trump dhe familja e tij, me pase ndikim te ta, eshte patriotizem.

Qe kushedi sa dekada ishulli i Sazanit ka sherby si shtepi per gjarpinj e breshka, e tash befasisht shqiptaret u kujtune me ia terheqe vrejtjen qeverise per vlerat historike te kesaj cope toke.
Vlera ma e madhe e Sazanit eshte kjo qe pritet me e marre. Me sherby si ure lidhese e interesave te Shqiperise dhe shqiptareve me fuqite boterore.

Kur ta udheqesh nje shteti, duhesh me e pase te qarte nje gje: Aty je per interes te shtetit, e jo per parime personale.

Interesi i shtetit shqiptar dhe interesi i shqiptareve jane qe te kene raporte te mira me boten, baza te NATO’s, investime amerikane dhe evropiane, samite rajonale etj.

Kam shume kritika per Edi Ramen dhe oligarkun Kastrati, ama kur po e shoh kryeministrin e Kosoves ne cfare gjendje e ka sjelle Kosoven dhe ekonomine e Kosoves, kam fillu me e rimendu prej fillimit krejt botekuptimin tim mbi shtetin dhe ekonomine./nacionale

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!