Lushnjë, tërhiqen lumenjtë Seman e Shkumbin, nis kullimi i tokave

schedule14:49 - 4 Dhjetor, 2017

schedule 14:49 - 4 Dhjetor, 2017

Në zonën e Lushnjës situata ka nisur të përmirësohet. Lumenjtë Seman dhe Shkumbin janë tërhequr dhe sipërfaqja e tokave nën ujë është me pak se 100 ha dhe pjesa më e madhe e tokave ka nisur të kullojë. Argjinaturat ishin mbrojtësit kryesorë që nuk lejuan vërshimin e ujit në banesa.  Ngritja e tyre dhe pastrimi i kanaleve kullues është puna e vetme që kryhet aktualisht nga 7 ekskavatorët. Pas reshjeve të ditëve më parë, banorët e fshatrave buzë lumit Seman i gëzohen faktin që shpëtuan banesat nga përmbytja. Tokën do ta mbjellin përsëri, sezonin e ardhshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!