Banorët e fshatit Remas në Lushnje po kalojnë një situatë tepër të rëndë. Pas përmbytjeve nga reshjet e shiut, aty kanë dale ujërat e zeza dhe për këtë asrye po izolojnë dritaret dhe dyert me plasmas.
Oborret të përmbytura ende. Jo vetëm nga reshjet e shiut, por nga ujërat e zeza. Pamjet që po ndiqni i përkasin fshatit Remas të Divjakës. Në shumë banesa, ato janë përzier me ujin e pijshëm.
“Kur të vijë behari dhe të vijë ajo miza e madhe, do t’i vejë edhe atij të madhit atje se ne jemi mësuar nuk na gjen gjë”.
Ka dy ditë që këtu uji i pijshëm nuk përdoret. Kurse banorët kanë mbyllur dritaret me plastmas që era e rëndë të mos depërtojë në ambientet e brendshme të shtëpisë. Këtë herë edhe shtëpia e kryeplakut të fshatit është përmbytur. Bajram Ferra thotë se ujërat e zeza do të qëndrojnë gjatë nëpër rrugë e banesa.
“Ne e kemi bërë problem dhe ata na kanë thënë do vijmë dhe do sjellin eskavatorin këtu”.
Nuk është hera e parë që ujërat e zeza përzihen me ujin e pijshëm në Remas. Por këtu thone se problemi janë bllokimet e pusetave dhe të kanaleve kulluese.
Nxjerrja e ujit me motorpompa nga shtëpitë e banorëve është mënyra e vetme e daljes nga kjo gjendje. Të paktën një zgjidhje e përkohshme, por pa shmangur hedhjen e ujit në rrugë./abcnews.al

