Lushnje/ Prej vitesh, banorët pa ujë të pijshëm

schedule15:45 - 21 Prill, 2018

schedule 15:45 - 21 Prill, 2018

Shumë banorë të lagjes Pluk, pjesë e bashkisë Lushnje nuk furnizohen me ujë të pijshëm. Amortizimi i rrjetit të ujësjellësit sjell ujë të pakonsumueshëm në çezmet e qytetarëve. Ndërsa një investim që po bëhet nga ujësjellësi nuk e zgjidh mungesën e ujit për të gjithë banorët.

Banorët në Pluk të Lushnjes, prej 25 vitesh, presin që nga tubacionet, të rrjedhë ujë i pijshëm.

Rrjeti i ujësjellësit është i gjithë i amortizuar, çka e bën të pakonsumueshëm ujin.

Tubat janë të çarë dhe me ndryshk. Ndotja është në parametra të larta. Pjesa më e madhe e banorëve,e blejnë ujin për të pirë, ndërsa puset janë alternativa tjetër e plotësimit të nevojave për përdorimin ditor.

Ndërmarrja e ujësjellësit, ka vendosur të rikonstruktojë një pjesë të rrjetit kryesor, duke e lenë problemin e ndotjes pjesërisht të pazgjidhur. Investimi po kryhet në gjatësinë e 230 metrave, me një fond prej 1.5 milionë lekësh.

Pluku sot është lagje e qytetit të Lushnjes me 4700 banorë. Shumë fshatra të tjerë, nën administrimin e bashkisë Lushnje e kanë rrjetin e ujësjellësit të papërdorshëm si Stan Karbunara, Kashtë Bardha, Çifligu  dhe Jeta e re . Mungesa e fondeve ka lënë banorët pa ujë të pijshëm. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!