Lushnje, nis aksioni i AKU edhe në fshatra

schedule11:38 - 22 Tetor, 2017

schedule 11:38 - 22 Tetor, 2017

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur një aksion në qytetin e Lushnjes edhe nëpër fshatrat e kësaj zone. Një nga ndëshkimet e para ka qenë tek rreth- rrotullimi i Grabjanit, ku u sekuestruan 27 kg peshk si dhe u vendosen gjoba për dy subjekte tregtare. Pika e tregtimit të peshkut në rreth-rrotullimin e Grabjanit, ka që prej viti 2000 që kryen aktivitetin tregtar në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare. Më herët, kontrollet nga AKU u kryen edhe në Fier, Patos e Cakran.