Lushnje, eksportuesit në situatë të vështirë  

schedule13:23 - 6 Maj, 2018

schedule 13:23 - 6 Maj, 2018

Në Lushnje, eksportuesit nuk po gjejnë më atë prodhim si vite të mëparshme. Ata thonë se jo vetëm nuk plotësohen kërkesat, por nuk ka as cilësi. Fermerët thonë se për shkak të klimës, bimët janë dëmtuar.

Për eksportuesit e perimeve është periudha më e vështirë. Prodhuesit nuk i përgjigjen dot kërkesave në sasi të produkteve bujqësore. Por as në cilësi. Kjo për shkak të klimës.

Reshjet e shumta të muajve të fundit, dhe rritja e papritur e temperaturave, kanë nxitur viruset. Serat janë prekur nga sëmundje të ndryshme. Domatja jo vetëm nuk është me shumicë, por është e dëmtuar nga kalbëzimi.

Tek një pikë e eksporteve në Lushnje punojnë më shumë se 30 gra.  Procesi i përzgjedhjes së cilësisë është i rëndësishëm pasi prej saj varet ecuria e shitjes së produktit.

Kërkesat për treg janë rritur, por prodhimi i bollshëm mungon. Vendet e Ballkanit kanë kërkesat më të mëdha nga Myzeqeja, por edhe Suedia dhe Çekia kërkojnë qershinë dhe luleshtrydhen shqiptare.

Momentalisht nuk lidhen kontrata midis fermerëve dhe eksportuesve, por e rëndësishme është të plotësohen kërkesat e tregjeve të huaja me prodhimet tona.

Dalja me vonesë e perimeve për treg është shoqëruar me mbylljen e disa pikave për eksport. Nga 16 të tilla që ka në Lushnje, katër prej tyre janë hapur duke grumbulluar sasinë më të pakët në pesë vitet e fundit për domaten, trangullin dhe specin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!